Albanian Bible

2 i Samuelit 20

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 21

1

Nė kohėn e Davidit pati zi buke pėr tre vjet me radhė; Davidi kėrkoi fytyrėn e Zotit dhe Zoti i tha: "Kjo ndodh pėr shkak tė Saulit dhe tė shtėpisė sė tij gjakatare, sepse ai i ka bėrė tė vdesin Gabaonitėt".

2

Atėherė mbreti thirri Gabaonitėt dhe u foli atyre. (Gabaonitėt nuk u pėrkisnin bijve tė Izraelit, por ishin mbeturina tė Amorejve; bijtė e Izraelit ishin betuar se do t`i kursenin, por Sauli, nė zellin e tij tė madh pėr bijtė e Izraelit dhe tė Judės, ishte orvatur t`i shfaroste).

3

Atherė Davidi u tha Gabaonitėve: "Ēfarė duhet tė bėj pėr ju dhe nė ē`mėnyrė duhet tė veproj pėr tė ndrequr gabimin e bėrė, me qėllim qė ju tė bekoni trashėgiminė e Zotit?".

4

Gabaonitėt u pėrgjigjėn: "Ne nuk na intereson tė kemi ar apo argjend nga Sauli apo nga shtėpia e tij, as duhet tė vrisni pėr ne ndonjė njeri nė Izrael". Mbreti tha: "Atė qė kėrkoni, unė do ta bėj pėr ju".

5

Ata iu pėrgjigjėn mbretit: "Pėr njeriun qė na ka konsumuar dhe qė ka menduar tė na shfarosė pėr tė na zhdukur nga tėrė territori i Izraelit,

6

tė na dorėzohen shtatė burra nga trashėgimtarėt e tij dhe ne do t`i varim pėrpara Zotit nė Gibeah tė Saulit, qė ėshtė i zgjedhuri i Zotit". Mbreti tha: "Do t`jua dorėzoj".

7

Mbreti e kurseu Mefoboshethin, birin e Jonatanit, bir tė Saulit, pėr shkak tė betimit tė Zotit qė ekzistonte midis tyre, midis Davidit dhe Jonathanit, birit tė Saulit.

8

Por mbreti mori dy bijtė qė Ritspah, bija e Ajahut, i kishte lindur Saulit, Armonin dhe Mefibeshethin, dhe pesė bijtė qė Mikal, e bija e Saulit, i kishte lindur Adrielit nga Mehola, birit tė Barzilait,

9

dhe ua dorėzoi Gabaonitėve, qė i varėn nė mal, pėrpara Zotit. Kėshtu u vranė nė ditėt e para tė korrjeve, kur filloi korrja e elbit.

10

Ritspah, e bija e Ajahut, mori njė mbulesė tė ashpėr dhe e shtriu mbi shkėmb, duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi shpendėt e qiellit tė zbrisnin

11

Kur i treguan Davidit atė qė kishte bėrė Ritspah, bija e Ajahut, konkubinė e Saulit,

12

Davidi shkoi tė marrė eshtrat e Saulit dhe ato tė Jonathanit, birit tė tij, nga banorėt e Jabeshit tė Galaadit, qė i kishin marrė me vete nga sheshi i Beth-Shanit, ku Filistejt i kishin varur kur kishin mundur Saulin nė Gilboa.

13

Ai solli qė andej eshtrat e Saulit dhe ato tė birit tė tij, Jonatanit, dhe u mblodhėn edhe eshtrat e atyre qė ishin varur.

14

Eshtrat e Saulit dhe tė Jonatanit, birit tė tij, u varrosėn nė vendin e Beniaminit, nė Tselah, nė varret e Kishit, atit tė Saulit. Kėshtu bėnė tė gjitha ato qė mbreti kishte urdhėruar. Pas kėsaj Perėndia dėgjoi lutjen qė u bė pėr vendin.

15

Filistejtė i shpallėn pėrsėri luftė Izraelit dhe Davidi zbriti me gjithė shėrbėtorėt e tij pėr tė luftuar kundėr Filistejve; dhe Davidi u lodh;

16

Ishbi-Benobi, njė nga pasardhėsit e gjigantėve qė kishte njė shtizė qė peshonte treqind sikla bronzi dhe mbante nė brez njė shpatė tė re, kishte ndėr mend tė vriste Davidin;

17

por Abishai, bir i Tserujahut, shkoi nė ndihmė tė mbretit, goditi Filisteun dhe e vrau. Atėherė njerėzit e Davidit u betuan: "Ti nuk do tė dalėsh mė me ne pėr tė luftuar dhe nuk do ta shuash llambėn e Izraelit".

18

Pas kėsaj u bė njė betejė tjetėr me Filistejtė nė Gob; atėherė Hushathiti Sibekai vrau Safin, njė nga pasardhėsit e gjigantėve.

19

U bė njė betejė tjetėr me Filistejtė nė Gob; dhe Elhanani, bir i Jaare-Oregimit nga Betlemi, vrau vėllanė e Goliathit nga Gathi; shkopi i shtizės sė tij ishte shuli i vegjės sė endėsit.

20

U bė njė betejė tjetėr nė Gath, ku ishte njė njeri me shtat tė lartė, i cili kishte gjashtė gishtėrinj nė ēdo dorė dhe gjashtė gishtėrinj nė ēdo kėmbė, gjithsej njėzet e katėr gishtėrinj; edhe ai ishte njė pasardhės i gjigantėve.

21

Ai e fyu Izraelin, por Jonathani, bir i Shimeahut, vėlla i Davidit, e vrau.

22

Kėta tė katėr ishin pasardhėsit e gjigantėve nė Gath. Ata u vranė nga dora e Davidit dhe e shėrbėtorėve tė tij.

2 i Samuelit 22

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: