Albanian Bible

Jobi 18

Jobi

Return to Index

Chapter 19

1

Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

2

"Deri kur do tė hidhėroni shpirtin tim dhe do tė mė mundoni me ligjėratat tuaja?

3

U bėnė dhjetė herė qė mė pėrqeshni dhe nuk keni turp qė mė fyeni.

4

Edhe sikur tė ishte e vėrtetė qė kam gabuar, gabimi im mė pėrket vetėm mua.

5

Por nė rast se doni pikėrisht tė bėheni kryelartė me mua duke mė qortuar pėr objektin e turpit tim,

6

mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij.

7

Ja, unė bėrtas: "Dhunė!", por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!

8

Mė ka prerė rrugėn dhe kėshtu nuk mund tė kaloj; pėrhapi terrin nė rrugėn time.

9

Mė ka zhveshur nga nderi im dhe mė ka hequr nga koka kurorėn.

10

Mė ka shkatėrruar nga tė gjitha anėt dhe unė po shkoj; e ka shkulur si njė dru shpresėn time.

11

Zemėrimi i tij kundėr meje ėshtė, ndezur dhe mė konsideron si armik tė tij.

12

Ushtarėt e tij kanė ardhur tė gjithė sė bashku dhe kanė ndėrtuar rrugėn e tyre kundėr meje; kanė ngritur kampin e tyre rreth ēadrės sime.

13

Ai ka larguar nga unė vėllezėrit e mi, dhe tė njohurit e mi janė bėrė plotėsisht tė huaj me mua.

14

Farefisi im mė ka braktisur dhe miqtė e mi tė ngushtė mė kanė harruar.

15

Shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret e mi mė trajtojnė si njė njeri tė huaj, nė sytė e tyre jam njė i huaj.

16

Thėrras shėrbėtorin tim, por ai nuk pėrgjigjet; duhet t`i lutem me gojėn time.

17

Fryma ime ėshtė e neveritshme pėr gruan time, dhe jam i neveritshėm edhe pėr fėmijėt e barkut tim.

18

Edhe fėmijėt mė pėrēmojnė; nė rast se provoj tė ngrihem, flasin kundėr meje.

19

Tėrė miqtė mė tė ngushtė kanė lemeri prej meje, edhe ata qė doja janė ngritur kundėr meje.

20

Kockat e mia i ngjiten lėkurės sime dhe mishit tim dhe nuk mė ka mbetur veē se lėkura e dhėmbėve.

21

Mėshiromėni, mėshiromėni, tė paktėn ju, miqtė e mi, sepse dora e Perėndisė mė ka goditur.

22

Pse mė persekutoni si bėn Perėndia dhe nuk ngopeni kurrė me mishin tim?

23

Ah sikur fjalėt e mia tė ishin tė shkruara; ah sikur tė kishin zėnė vend nė njė libėr;

24

sikur tė ishin tė gdhendura pėrjetė mbi njė shkėmb me njė stil prej hekuri dhe me plumb!

25

Por unė e di qė Shpėtimtari im jeton dhe qė nė fund do tė ngrihet mbi tokė.

26

Mbas shkatėrrimit tė lėkurės sime, nė mishin tim do tė shoh Perėndinė.

27

Do ta shoh unė vetė; sytė e mi do ta sodisin, dhe jo njė tjetėr. Po mė shkrihet zemra.

28

Nė rast se thoni: "Pse e persekutojmė?"; kur rrėnja e kėtyre tė kėqijave ndodhet tek unė,

29

ju druani pėr veten tuaj shpatėn, sepse zemėrimi sjell ndėshkimin e shpatės, me qėllim qė tė dini qė ekziston njė gjykim".

Jobi 20

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: