Albanian Bible

Psalmet 101

Psalmet

Return to Index

Chapter 102

1

O Zot, dėgjo lutjen time dhe britma ime arriftė tek ty.

2

Mos ma fshih fytyrėn tėnde ditėn e fatkeqėsisė sime. Zgjate ndaj meje veshin tėnd; kur unė tė kėrkoj, nxito tė mė pėrgjigjesh.

3

Sepse ditėt e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urė zjarri.

4

Zemra ime ėshtė goditur dhe thahet si bari, dhe unė harroj madje tė ha ushqim.

5

Duke vajtuar vazhdimisht, lėkura ime po u ngjitet kockave tė mia.

6

I ngjaj pelikanit tė shketėtirės dhe jam bėrė si bufi i vendeve tė shkretuara.

7

Jam pa gjumė dhe si harabeli i vetmuar mbi ēati.

8

Armiqtė e mi tallen me mua tėrė ditėn; ata qė mė pėrqeshin flasin kundėr meje.

9

Sepse e ha hirin si buka dhe pėrzjej lotėt me atė qė pi.

10

Po, pėr shkak tė indinjatės sate dhe tė zemėrimit tėnd, mė ngrite dhe mė hodhe larg.

11

Ditėt e mia janė si hija qė zgjatet, dhe unė po thahem si bari.

12

Por ti, o Zot, mbetesh pėrjetė, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.

13

Ti do tė ngrihesh dhe do tė tė vijė keq pėr Sionin, sepse erdhi koha tė tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.

14

Sepse shėrbėtorėt e tu i duan edhe gurėt e tij dhe u vjen keq pėr pluhurin e tij.

15

Po, kombet do tė kenė frikė nga emri i Zotit dhe gjithė mbretėrit e dheut nga lavdia jote,

16

kur Zoti do tė rindėrtojė Sionin dhe do tė duket nė lavdinė e tij.

17

Ai do tė dėgjojė lutjen e njerėzve tė braktisur dhe nuk do ta pėrbuzė lutjen e tyre.

18

Kjo do tė shkruhet pėr brezin e ardhshmėm, dhe populli qė do tė krijohet do tė lėvdojė Zotin,

19

sepse ai shikon nga lartėsia e shenjtėrores sė tij; nga qielli Zoti kėqyr dheun,

20

pėr tė dėgjuar vajtimin e robėrve, pėr tė ēliruar tė dėnuarit me vdekje;

21

me qėllim qė nė Sion tė shpallin emrin e Zotit dhe nė Jeruzalem lavdinė e tij,

22

kur popujt dhe mbretėritė do tė mblidhen bashkė pėr t`i shėrbyer Zotit.

23

Rrugės ai ka pakėsuar fuqinė time dhe ka shkurtuar ditėt e mia.

24

Kam thėnė: "O Perėndia im, mos mė merr nė mes tė ditėve tė mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.

25

Sė lashti ti ke vendosur tokėn dhe qiejtė janė vepėr e duarve tė tua;

26

ata do tė zhduken, por ti do tė mbetesh; do tė konsumohen tė gjithė si njė rrobe; ti do t`i ndėrrosh si njė rrobe dhe ata do tė ndryshohen.

27

Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund.

28

Bijtė e shėrbėtorėve tė tu do tė kenė njė vendbanim dhe pasardhėsit e tyre do tė jenė tė qėndrueshėm para teje".

Psalmet 103

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: