Albanian Bible

Isaia 50

Isaia

Return to Index

Chapter 51

1

Dėgjomėni, ju qė ndiqni drejtėsinė dhe kėrkoni Zotin! Shikoni shkėmbin nga i cili jeni prerė dhe zgafellėn e minierės prej sė cilės keni dalė.

2

Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarėn qė ju ka lindur, sepse e thirra kur ishte vetėm. E bekova dhe e shumova.

3

Nė fakt Zoti do tė ngushėllojė Sionin, do ta ngushėllojė pėr tė gjitha shkatėrrimet e tij, do ta bėjė shkretėtirėn e tij si Edenin dhe vetminė e tij si kopshtin e Zotit. Do tė gjejnė nė tė gėzim dhe hare, falenderim dhe tinguj kėngėsh.

4

Kushtomė kujdes, o populli im, dėgjomė, o kombi im, sepse nga unė do tė vijė ligji dhe unė do tė vendos tė drejtėn time si dritė e popujve.

5

Drejtėsia ime ėshtė e afėrt, shpėtimi im do tė shfaqet dhe krahėt e mi do tė gjykojnė popujt; ishujt do tė kenė shpresė tek unė dhe do tė kenė besim nė krahun tim.

6

Ēoni sytė tuaj drejt qiellit dhe shikoni tokėn qė ndodhet poshtė, sepse qiejtė do tė davariten si tym, toka do tė konsumohet si njė rrobe dhe po kėshtu banorėt e saj do tė vdesin; por shpėtimi im do tė vazhdojė pėrjetė dhe drejtėsia ime nuk do tė mungojė kurrė.

7

Dėgjomėni, o ju qė e njihni drejtėsinė, o popull, qė ka nė zemėr ligjin tim. Mos kini frikė turpėrimin nga njerėzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre tė rėnda.

8

Sepse tenja do t`i hajė si njė rrobe dhe mola do t`i brejė si leshin, por drejtėsia ime do tė jetė pėrjetė dhe shpėtimi im brez pas brezi.

9

Zgjohu, zgjohu, vishu me forcė, o krah i Zotit, zgjohu si nė ditėt e lashta, ashtu si nė brezat qė shkuan! A nuk je ti ai qė e ke bėrė copė-copė Rahabin, qė ke prerė kuēedrėn?

10

A nuk je ti ai qė ke tharė detin, ujėrat e humnerės sė madhe, qė i ke bėrė rrugė thellėsitė e detit, me qėllim qė tė ēliruarit tė kalonin?

11

Kėshtu tė shpenguarit nga Zoti do tė kthehen, do tė vijnė nė Sion me klithma gėzimi dhe njė hare e pėrjetshme do tė kurorėzojė kokėn e tyre; do tė marrin gėzim dhe hare, e dhembja dhe rėnkimi do tė zhduken.

12

Unė, unė vetė, jam ai qė ju ngushėllon; kush je ti qė i trembesh njeriut qė po vdes dhe birit tė njeriut tė caktuar tė jetė si bari?

13

Ti ke harruar Zotin qė tė ka bėrė, qė ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokės. Ti kishe gjithnjė frikė, tėrė ditėn pėrpara tėrbimit tė shtypėsit; kur ai pėrgatitej tė tė shkatėrronte. Por ku ėshtė tani tėrbimi i shtypėsit?

14

I mėrguari nė robėri do tė ēlirohet sė shpejti, nuk do tė vdesė nė gropė as nuk do t`i mungojė buka.

15

Sepse unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tund detin dhe bėn tė gjėmojnė valėt; emri i tij ėshtė Zoti i ushtrive.

16

Unė i vura fjalėt e mia nė gojėn tėnde dhe tė mbulova me hijen e dorės sime pėr tė vendosur qiejtė dhe pėr tė hedhur themelet e tokės, dhe pėr t`i thėnė Sionit: "Ti je populli im".

17

Rizgjohu, rizgjohu, ēohu, o Jeruzalem, qė ke pirė nga dora e Zotit kupėn e zemėrimit tė tij, qė ke pirė llumin e kupės sė hutimit deri sa e kullove krejt.

18

Midis gjithė bijve qė ka pjellė nuk ka asnjė qė ta udhėheqė; midis gjithė bijve qė ka rritur nuk ka asnjė qė ta marrė prej dore.

19

Kėto dy gjėra tė kanė ndodhur, kujt do t`i vijė keq pėr ty? Pikėllim dhe shkatėrrim, uri dhe shpatė, kush do tė ngushėllojė?

20

Djemtė e tu ligėshtoheshin, qėndronin nė krye tė tė gjitha rrugėve si njė antilopė e zėnė nė rrjetė, plot me zemėrimin e Zotit, me kėrcėnimin e Perėndisė tėnd.

21

Prandaj tani dėgjo kėtė, o e pikėlluar dhe e dehur, por jo nga vera.

22

Kėshtu thotė Zoti yt, Zoti, Perėndia yt, qė mbron ēėshtjen e popullit tė tij: "Ja, unė po tė heq nga dora kupėn e hutimit, llumin e kupės sė zemėrimit tim; ti nuk do ta pish mė.

23

Do ta vė pėrkundrazi nė duart e atyre qė tė hidhėronin dhe tė thonin: "Shtrihu pėr tokė, qė tė kalojmė mbi ty", dhe ti e bėje kurrizin tėnd njė vend, njė rrugė pėr kalimtarėt".

Isaia 52

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: