Albanian Bible

Isaia 61

Isaia

Return to Index

Chapter 62

1

Pėr hir tė Sionit unė nuk do tė hesht dhe pėr hir tė Jeruzalemit nuk do tė gjej prehje deri sa drejtėsia e saj tė mos dalė si agimi dhe shpėtimi i saj si njė pishtar flakėrues.

2

Atėherė kombet do tė shohin drejtėsinė tėnde dhe tėrė mbretėrit lavdinė tėnde; do tė thirresh me njė emėr tė ri, qė do ta tregojė goja e Zotit.

3

Do tė jesh njė kurorė e shkėlqyer nė dorėn e Zotit, njė diademė mbretėrore nė dorė tė Perėndisė tėnd.

4

Nuk do tė quhesh mė "E braktisur", as toka jote nuk do tė quhet mė "E shkretė", por do tė tė quajnė "Kėnaqėsia ime ėshtė tek ajo" dhe toka jote "E Martuar", sepse Zoti gjen kėnaqėsi te ti, dhe toka jote do tė ketė njė dhėndėr.

5

Prandaj, ashtu si njė i ri martohet me njė tė virgjėr, bijtė e tu do tė martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gėzohet me nusen, kėshtu Perėndia do tė gėzohet pėr ty.

6

Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vėnė roje qė nuk do tė heshtin kurrė, as ditėn as natėn. Ju qė i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini nė heshtje,

7

dhe mos e lini tė pushojė, deri sa ta ketė rivendosur Jeruzalemin dhe ta bėjė atė lėvdimin e tė gjithė tokės.

8

Zoti ėshtė betuar pėr krahun e tij tė djathtė dhe pėr krahun e tij tė fuqishėm: "Nuk do t`u jap mė grurin tėnd si ushqim armiqve tė tu dhe bijtė e tė huajit nuk do tė pinė mė mushtin tėnd pėr tė cilin je munduar.

9

Por ata qė do ta kenė mbledhur grurin do tė hanė dhe do tė lėvdojnė Zotin, dhe ata qė do tė kenė vjelur, do tė pinė mushtin nė oborret e shenjtėrores sime".

10

Kaloni, kaloni nėpėr porta! Pėrgatitni rrugėn pėr popullin! Shtroni, shtroni udhėn, hiqni gurėt, ngrini njė flamur para popujve!

11

Ja, Zoti shpalli deri nė skajin e tokės: "I thoni bijės sė Sionit: Ja, shpėtimi yt po vjen; ja, ka me vete shpėrblimin e saj dhe shpėrblimi i saj e pararend.

12

Do t`i quajnė "Populli i shenjtė", "Tė ēliruarit e Zotit", dhe ti do tė quhesh "E kėrkuara", "Qyteti i pabraktisur"".

Isaia 63

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: