Albanian Bible

Isaia 64

Isaia

Return to Index

Chapter 65

1

Mė kanė kėrkuar ata qė nuk pyesnin pėr mua, mė gjetėn ata qė nuk mė kėrkonin. Dhe thashė: "Ja ku jam, ja ku jam" njė kombi qė nuk thėrriste emrin tim.

2

I shtriva tėrė ditėn duart e mia nė drejtim tė njė populli rebel, qė ecėn nėpėr njė rrugė jo tė mirė, duke ndjekur mendimet e tij;

3

njė popull qė vazhdimisht provokon zemėrimin tim me pafytyrėsi, qė ofron flijime nė kopshte dhe djeg temjan mbi altarė prej tullash,

4

qė rri midis varreve dhe kalon netėt nė vende sekrete, qė ha mish derri dhe ka nė enėt e tij supa gjėrash tė neveritshme,

5

qė thotė: "Rri pėr llogari tėnde, mos u afro, sepse jam mė i shenjtė se ti". Kėto gjėra janė pėr mua njė tym nė hundė, njė zjarr qė digjet tėrė ditėn.

6

"Ja, e tėrė kjo ėshtė shkruar para meje; unė nuk do tė hesht, por do tė shpaguaj, po, do tė shpaguaj nė gji tė tyre

7

paudhėsitė tuaja dhe paudhėsitė e etėrve tuaj tė gjitha sė bashku", thotė Zoti. "Ata kanė djegur temjan mbi male dhe mė kanė fyer mbi kodra; prandaj shpėrblimin e sjelljes sė tyre tė kaluar do ta llogaris nė gji tė tyre".

8

Kėshtu thotė Zoti: "Ashtu si thuhet kur gjendet lėng nė vilėn e rrushit: "Mos e prishni, sepse nė tė ka njė bekim", kėshtu do tė bėj unė pėr hir tė shėrbėtorėve tė mi dhe nuk do tė shkatėrroj ēdo gjė.

9

Unė do tė nxjerr nga Jakobi pasardhės dhe nga Juda njė trashėgimtar tė maleve tė mia; tė zgjedhurit e mi do tė zotėrojnė vendin dhe shėrbėtorėt e mi do tė banojnė aty.

10

Sharoni do tė bėhet njė vathė kopesh dhe lugina e Akorit njė vend pėr ēlodhjen e bagėtisė sė trashė, pėr popullin tim qė do tė mė kėrkojė.

11

Por ju qė braktisni Zotin, qė harroni malin tim tė shenjtė, qė pėrgatitni njė sofėr pėr Gadin dhe mbushni kupėn e verės sė droguar pėr Menin,

12

ju caktoj shpatės; do tė rrėzoheni tė gjithė nga masakra, sepse kur ju thirra nuk dhatė pėrgjigje, kur ju fola nuk dėgjuat, por keni bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e mi dhe keni zgjedhur atė qė nuk mė pėlqen".

13

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, shėrbėtorėt e mi do tė hanė, por ju do tė keni uri; ja, shėrbėtorėt e mi do tė pinė, por ju do tė keni etje; ja, shėrbėtorėt e mi do tė gėzohen, por ju do tė jeni tė shushatur;

14

ja, shėrbėtorėt e mi do tė kėndojnė pėr gėzimin e zemrės sė tyre, por ju do tė bėrtisni pėr ankthin e zemrės dhe do tė ulėrini pėr vuajtjen e frymės.

15

Ju do ta lini emrin tuaj si mallkim tė zgjedhurve tė mi. Zoti, Zoti, do tė bėjė qė ti tė vdesėsh, por do t`u japė shėrbėtorėve tė tij njė emėr tjetėr.

16

Kėshtu qė ai qė do tė kėrkojė pėr vete njė bekim nė vend, do ta bėjė pėr Perėndinė e sė vėrtetės, dhe ai qė do tė betohet nė vend do tė betohet pėr Perėndinė e sė vėrtetės, sepse fatkeqėsitė e kaluara do tė harrohen dhe do t`u fshihen syve tė mi".

17

"Sepse ja, unė krijoj qiej tė rinj dhe njė tokė tė re, dhe gjėrat e mėparshme nuk do tė kujtohen mė dhe nuk do tė vijnė mė nė mėndje.

18

Por ju gėzohuni dhe ngazėllohuni pėrjetė pėr atė qė krijoj; sepse, ja, unė krijoj Jeruzalemin pėr kėnaqėsinė dhe popullin e tij pėr gėzimin.

19

Do tė kėnaqem me Jeruzalemin dhe do tė gėzohem me popullin tim; nė tė nuk do tė dėgjohet mė asnjė zė vaji ose zė klithme.

20

Nuk do tė ketė mė nė tė asnjė fėmijė qė tė jetojė vetėm pak ditė, as plak qė nuk plotėson ditėt e tij; sepse i riu do tė vdesė njėqind vjeē dhe mėkatari qė nuk arrin tė njėqind vjetėt, do tė quhet i mallkuar.

21

Do tė ndėrtojnė shtėpi dhe do tė banojnė nė to, do tė mbjellin vreshta dhe do tė hanė frytin.

22

Nuk do tė ndėrtojnė mė qė tė banojė njė tjetėr, nuk do tė mbjellin mė qė tė hajė njė tjetėr; sepse ditėt e popullit tim do tė jenė si ditėt e drurėve; dhe tė zgjedhurit e mi do tė gėzojnė pėr njė kohė tė gjatė veprėn e duarve tė tyre.

23

Nuk do tė lodhen mė kot dhe nuk do tė lindin fėmijė pėr tė pėrballuar njė shkatėrrim tė papritur, sepse do tė jenė pasardhėsit e tė bekuarve tė Zotit dhe trashėgimarėt e tyre bashkė me ata.

24

Dhe do tė ndodhė qė, para se tė mė kėrkojnė, unė do tė pėrgjigjem; do tė jenė akoma duke folur, dhe unė do t`ua plotėsoj.

25

Ujku dhe qengji do tė kullosin bashkė, luani do tė hajė kashtėn porsi kau dhe gjarpėri do tė ushqehet me pluhur. Nuk do tė bėjnė mė asnjė dėm apo shkatėrrim mbi tėrė malin tim tė shenjtė", thotė Zoti.

Isaia 66

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: