Albanian Bible

Mateu 8

Mateu

Return to Index

Chapter 9

1

Dhe ai, pasi hipi nė barkė, kaloi nė bregun tjetėr dhe erdhi nė qytetin e vet.

2

Dhe ja, iu paraqit njė paralitik i shtrirė nė vig; dhe Jezusi, kur pa besimin qė kishin ata, i tha paralitikut: ``Merr zemėr, o bir, mėkatet e tua tė janė falur!``

3

Atėherė disa skribė thanė me vete: ``Ky po blasfemon!``.

4

Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ``Pse mendoni gjėra tė mbrapėshta nė zemrat tuaja?

5

Nė fakt, ē`ėshtė mė e lehtė, tė thuash: "Mėkatet e tua tė janė falur", apo: "Ēohu dhe ec"?

6

Tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka autoritet nė tokė tė falė mėkatet: Ēohu (i tha paralitikut), merr vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde``.

7

Dhe ai u ēua dhe shkoi nė shtėpinė e vet.

8

Turmat, kur e panė kėtė, u ēuditėn dhe lėvdonin Perėndinė, qė u kishte dhėnė pushtet tė tillė njerėzve.

9

Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa njė burrė qė rrinte nė doganė, i quajtur Mate, dhe i tha: ``Ndiqmė!``. Dhe ai u ēua dhe e ndoqi.

10

Dhe ndodhi qė, kur Jezusi u ul nė tryezė nė shtėpi, erdhėn shumė tagrambledhės dhe mėkatarė dhe u ulėn nė tryezė bashkė me tė dhe me dishepujt e tij.

11

Farisenjtė, kur e panė kėtė, u thanė dishepujve tė tij: ``Pse Mėsuesi juaj ha bukė me tagrambledhėsit dhe me mėkatarėt?``.

12

Jezusi, mbasi i dėgjoi, u tha atyre: ``Nuk janė tė shėndoshėt ata qė kanė nevojė pėr mjekun, por tė sėmurėt.

13

Tani shkoni dhe mėsoni ē`do tė thotė: "Unė dua mėshirė dhe jo flijime". Sepse unė nuk erdha pėr tė thirrur nė pendim tė drejtėt, por mėkatarėt``.

14

Atėherė iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanė: ``Pse ne dhe farisenjtė agjėrojmė shpesh, ndėrsa dishepujt e tu nuk agjėrojnė?``.

15

Dhe Jezusi u tha atyre: ``A mund tė mbajnė zi dasmorėt, ndėrsa dhėndėrri ėshtė midis tyre? Por do tė vijė koha kur do t`ua marrin dhėndėrrin dhe atėherė ata do tė agjėrojnė.

16

Askush nuk vė njė copė prej stofi tė ri mbi njė petk tė vjetėr, sepse kėshtu arna bie dhe grisja bėhet mė e madhe.

17

Dhe as nuk shtihet vera e re nė kacekė tė vjetėr; pėrndryshe kacekėt shpohen, vera derdhet dhe kacekėt humbin; por shtihet vera e re nė kacekė tė rinj, kėshtu qė ruhen tė dy``.

18

Ndėrsa Jezusi u thoshte kėto, iu afrua njė nga krerėt e sinagogės, ra pėrmbys para tij, dhe i tha: ``Sapo mė vdiq vajza, por eja, vėre dorėn mbi tė dhe ajo do tė jetojė``.

19

Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkė me dishepujt e tij.

20

Dhe ja njė grua, e cila vuante prej dymbėdhjetė vjetėsh nga njė fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes sė tij.

21

Sepse thoshte me vete: ``Po tė prek vetėm rroben e tij, do tė shėrohem``.

22

Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ``Merr zemėr, o bijė; besimi yt tė ka shėruar``. Dhe qė nė atė ēast gruaja u shėrua.

23

Kur Jezusi arriti nė shtėpinė e kryetarit tė sinagogės dhe pa fyelltarėt dhe turmėn qė zhurmonte,

24

u tha atyre: ``Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle``. Dhe ata e pėrqeshnin.

25

Pastaj, kur turmėn e nxorėn jashtė, ai hyri, e zuri pėr dore vajzėn dhe ajo u ngrit.

26

Fama e kėsaj u pėrhap nė mbarė atė vend.

27

Dhe ndėrsa Jezusi po largohej prej andej, dy tė verbėr e ndiqnin duke bėrtitur dhe duke thėnė: ``Ki mėshirė pėr ne, Bir i Davidit!``.

28

Kur arriti nė shtėpi, tė verbėrit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ``A besoni ju se unė mund ta bėj kėtė gjė?``. Ata iu pėrgjigjėn: ``Po, o Zot``.

29

Atėherė ai ua preku sytė, duke thėnė: ``U bėftė sipas besimit tuaj``.

30

Dhe atyre iu hapėn sytė. Pastaj Jezusi i urdhėroi rreptėsisht duke thėnė: ``Ruhuni se mos e merr vesh njeri``.

31

Por ata, sapo dolėn, e pėrhapėn famėn e tij nė mbarė atė vend.

32

Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitėn njė burrė memec dhe tė demonizuar.

33

Dhe, mbasi e dėboi demonin, memeci foli dhe turmat u ēuditėn dhe thanė: ``Nuk ėshtė parė kurrė njė gjė e tillė nė Izrael``.

34

Por farisenjtė thonin: ``Ai i dėbon demonėt me ndihmėn e princit tė demonėve!``.

35

Dhe Jezusi kalonte nėpėr tė gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mėsuar nė sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretėrisė dhe duke shėruar ēdo sėmundje e ēdo lėngatė nė popull.

36

Duke parė turmat, kishte dhembshuri pėr to, sepse ishin tė lodhur dhe tė shpėrndarė si delet pa bari.

37

Atėherė ai u tha dishepujve tė vet: ``E korra ėshtė me tė vėrtetė e madhe, por punėtorėt janė pak.

38

Lutjuni, pra, Zotit tė tė korrave, tė dėrgojė punėtorė nė tė korrat e tij``.

Mateu 10

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: