Albanian Bible

Gjoni 19

Gjoni

Return to Index

Chapter 20

1

Por ditėn e parė pas sė shtunės, nė mėngjes, kur ishte ende errėt, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.

2

Atėherė rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetėr, tė cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanė hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimė ku e vunė``.

3

Atėherė Pjetri dhe dishepulli tjetėr dolėn jashtė dhe u nisėn pėr te varri.

4

Rendnin tė dy bashkė, por dishepulli tjetėr rendi pėrpara, mė shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.

5

Dhe, si u pėrkul, pa pėlhurat prej liri qė ishin nė varr, por nuk hyri aty.

6

Arriti edhe Simon Pjetri qė po e ndiqte, hyri nė varr dhe pa pėlhurat prej liri qė ishin pėrtokė,

7

dhe rizėn, qė qe vėnė mbi kokėn e Jezusit; ajo nuk ishte bashkė me pėlhurat, por ishte e palosur nė njė vend, veē.

8

Atėherė hyri edhe ai dishepull tjetėr qė kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.

9

Ata nė fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas tė cilit ai duhet tė ringjallej sė vdekurish.

10

Pastaj dishepujt u kthyen pėrsėri nė shtėpi.

11

Por Maria kishte mbetur jashtė varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarė, u pėrkul brenda varrit,

12

dhe pa dy engjėj, tė veshur me tė bardha, ndenjur njėri te kryet dhe tjetri te kėmbėt e vendit, ku qe trupi i Jezusit.

13

Ata i thanė: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u pėrgjigj atyre: ``Sepse e kanė hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanė vėnė``.

14

Si tha kėtė, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, qė qėndronte nė kėmbė; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.

15

Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kė kėrkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, mė trego ku e vure dhe unė do ta marr``.

16

Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atėherė u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, qė do tė thotė: Mėsues.

17

Jezusi i tha: ``Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj``.

18

Atėherė Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojė dishepujve se kishte parė Zotin dhe se ai i kishte thėnė kėto gjėra.

19

Pastaj nė mbrėmje tė po asaj dite, dita e parė e javės, ndėrsa dyert e vendit ku qenė mbledhur dishepujt ishin tė mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua nė mes tyre dhe u tha atyre: ``Paqja me ju!``.

20

Dhe, si i tha kėto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjėn. Dishepujt pra, kur e panė Zotin, u gėzuan.

21

Pastaj Jezusi u tha atyre pėrsėri: ``Paqja me ju! Sikurse mė ka dėrguar mua Ati, ashtu unė po ju dėrgoj ju``.

22

Dhe, si tha kėto fjalė, hukati mbi ta dhe tha: ``Merrni Frymėn e Shenjtė!

23

Kujt do t`ia falni mėkatet, do t`i jenė falur, kujt do t`ia mbani, do t`i jenė mbajtur``.

24

Por Thomai, i quajtur Binjaku, njė nga tė dymbėdhjetėt, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.

25

Dishepujt e tjerė, pra, i thanė: ``Kemi parė Zotin``. Por ai u tha atyre: ``Po nuk e pashė nė duart e tij shenjėn e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdėve dhe dorėn time nė brinjėn e tij, unė nuk do tė besoj``.

26

Dhe tetė ditė mė vonė, dishepujt ishin pėrsėri nė shtėpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonėse dyert ishin tė mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``.

27

Pastaj i tha Thomait: ``Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``.

28

Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perėndia im!``.

29

Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!``.

30

Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr.

31

Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.

Gjoni 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: