| Chapter 10 |
1 | Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
|
2 | Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
|
3 | Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
|
4 | Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
|
5 | Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
|
6 | Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
|
7 | Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
|
8 | Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
|
9 | Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
|
10 | Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
|
11 | Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
|
12 | midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
|
13 | Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
|
14 | Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
|
15 | Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
|
16 | dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
|
17 | Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
|
18 | Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
|
19 | Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
|
20 | Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
|
21 | Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
|
22 | Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
|
23 | Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
|
24 | Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
|
25 | Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
|
26 | Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
|
27 | Hadorami, Uzali, Diklahu,
|
28 | Obali, Abimaeli, Sheba,
|
29 | Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
|
30 | Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
|
31 | Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
|
32 | Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
|