| Chapter 46 |
1 | Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
|
2 | Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
|
3 | Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
|
4 | Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t`i mbyllë sytë".
|
5 | Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t`i mbartur.
|
6 | Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
|
7 | Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.
|
8 | Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.
|
9 | Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi
|
10 | Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.
|
11 | Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
|
12 | Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.
|
13 | Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.
|
14 | Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.
|
15 | Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.
|
16 | Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.
|
17 | Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.
|
18 | Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.
|
19 | Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
|
20 | Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.
|
21 | Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.
|
22 | Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.
|
23 | Biri i Danit: Hushimi.
|
24 | Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.
|
25 | Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.
|
26 | Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
|
27 | Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
|
28 | Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.
|
29 | Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
|
30 | Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë".
|
31 | Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t`i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
|
32 | Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".
|
33 | Kur Faraoni do t`ju thërrasë dhe do t`ju thotë: "Me ç`punë merreni?", ju do t`i përgjigjeni:
|
34 | "Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë", që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë".
|