Albanian Bible

Numrat 26

Numrat

Return to Index

Chapter 27

1

Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,

2

dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:

3

"Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

4

Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".

5

Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.

6

Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

7

"Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t`u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t`u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.

8

Do t`u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t`u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t`ia kaloni bijës së tij.

9

Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të tij.

10

Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të atit të tij.

11

Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t`ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.

12

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.

13

Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,

14

sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).

15

Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:

16

"Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri

17

që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t`i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".

18

Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;

19

pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t`i japësh disa urdhra në prani të tyre,

20

dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t`i bindet.

21

Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".

22

Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;

23

pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

Numrat 28

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: