| Chapter 8 |
1 | Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.
|
2 | I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.
|
3 | Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.
|
4 | Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,
|
5 | dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".
|
6 | Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.
|
7 | Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.
|
8 | Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t`u shërbyer perëndive të tjera.
|
9 | Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".
|
10 | Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.
|
11 | Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t`i marrë bijtë tuaj dhe do t`i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;
|
12 | për t`i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t`i vënë ata t`i lërojnë arat, t`i korrin të lashtat, t`i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.
|
13 | Do të marrë bijat tuaja për t`i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.
|
14 | Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
|
15 | Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
|
16 | Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t`i përdorur në punimet e tij.
|
17 | Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.
|
18 | Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t`ju përgjigjet".
|
19 | Me gjithatë populli nuk deshi t`i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne.
|
20 | Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".
|
21 | Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.
|
22 | Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".
|