| Chapter 8 |
1 | Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,
|
2 | Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.
|
3 | Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,
|
4 | Abishua, Naamani, Ahoahu,
|
5 | Ghera, Shefufani dhe Hurami.
|
6 | Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):
|
7 | Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.
|
8 | Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,
|
9 | lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,
|
10 | Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.
|
11 | Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.
|
12 | Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
|
13 | Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.
|
14 | Ahio, Shashaku, Jeremothi,
|
15 | Zebadiahu, Aradi, Ederi,
|
16 | Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.
|
17 | Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
|
18 | Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,
|
19 | Jakimi, Zikri, Zabdi,
|
20 | Elianai, Tsilethaj, Elieli,
|
21 | Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.
|
22 | Ishpani, Eberi, Elieli,
|
23 | Abdoni, Zikri, Hanani,
|
24 | Hananiahu, Elami, Anthothijahu,
|
25 | Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.
|
26 | Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,
|
27 | Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.
|
28 | Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.
|
29 | I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.
|
30 | I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
|
31 | Gedori, Ahio, Zekeri,
|
32 | dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
|
33 | Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
|
34 | I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
|
35 | Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.
|
36 | Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.
|
37 | Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
|
38 | Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.
|
39 | Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.
|
40 | Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.
|