| Chapter 11 |
1 | Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt".
|
2 | Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"".
|
3 | Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.
|
4 | Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit.
|
5 | Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: "Nuk do të hysh këtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit.
|
6 | Davidi kishte thënë: "Ai që do t`i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar.
|
7 | Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit".
|
8 | Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.
|
9 | Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.
|
10 | Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.
|
11 | Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme.
|
12 | Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima.
|
13 | Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,
|
14 | por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe.
|
15 | Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit.
|
16 | Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh.
|
17 | Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!".
|
18 | Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,
|
19 | duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima.
|
20 | Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve.
|
21 | U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
|
22 | Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.
|
23 | Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
|
24 | Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.
|
25 | Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
|
26 | Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,
|
27 | Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,
|
28 | Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,
|
29 | Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,
|
30 | Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;
|
31 | Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,
|
32 | Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,
|
33 | Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.
|
34 | Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,
|
35 | Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,
|
36 | Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,
|
37 | Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,
|
38 | Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,
|
39 | Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),
|
40 | Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,
|
41 | Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,
|
42 | Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të,
|
43 | Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;
|
44 | Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri,
|
45 | Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij,
|
46 | Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,
|
47 | Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.
|