| Chapter 22 |
1 | Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
|
2 | "A mundet vallë njeriu t`i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
|
3 | Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
|
4 | Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
|
5 | Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
|
6 | Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.
|
7 | Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.
|
8 | Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
|
9 | E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.
|
10 | Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,
|
11 | ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
|
12 | A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
|
13 | Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
|
14 | Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".
|
15 | A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
|
16 | që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
|
17 | Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
|
18 | Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
|
19 | Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;
|
20 | po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
|
21 | Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
|
22 | Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
|
23 | Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
|
24 | dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
|
25 | atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
|
26 | Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
|
27 | Do t`i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
|
28 | Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
|
29 | Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
|
30 | dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".
|