| Chapter 26 |
1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
|
2 | ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?
|
3 | Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?
|
4 | Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?
|
5 | Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.
|
6 | Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.
|
7 | Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
|
8 | I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.
|
9 | E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.
|
10 | Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.
|
11 | Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.
|
12 | Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.
|
13 | Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
|
14 | Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?
|