Albanian Bible

Jobi 29

Jobi

Return to Index

Chapter 30

1

"Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t`i vija midis qenve të kopesë sime.

2

Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.

3

Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,

4

duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.

5

Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.

6

Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;

7

ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;

8

njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

9

Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.

10

Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.

11

Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.

12

Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.

13

Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.

14

Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

15

Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.

16

Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.

17

Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.

18

Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.

19

Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,

20

Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

21

Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

22

Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

23

E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

24

me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

25

A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

26

Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

27

Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

28

Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

29

Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

30

Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

31

Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.

Jobi 31

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: