| Chapter 32 |
1 | Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
|
2 | Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
|
3 | Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
|
4 | Elihu kishte pritur për t`i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
|
5 | Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
|
6 | Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t`ju parashtroj mendimin tim.
|
7 | Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t`u mësojë diturinë".
|
8 | Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.
|
9 | Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.
|
10 | Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
|
11 | Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.
|
12 | Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.
|
13 | Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".
|
14 | Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t`i përgjigjem me fjalët tuaja.
|
15 | Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.
|
16 | Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.
|
17 | Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
|
18 | Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.
|
19 | Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.
|
20 | Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.
|
21 | Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;
|
22 | sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".
|