| Chapter 35 |
1 | Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:
|
2 | "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?
|
3 | Në fakt ke thënë: "Ç`dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".
|
4 | Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.
|
5 | Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.
|
6 | Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?
|
7 | Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?
|
8 | Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t`i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.
|
9 | Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;
|
10 | por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,
|
11 | që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"
|
12 | Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.
|
13 | Me siguri Perëndia nuk ka për t`i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vërë veshin.
|
14 | Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.
|
15 | Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,
|
16 | Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".
|