| Chapter 40 |
1 | Zoti vazhdoi t`i përgjigjet Jobit dhe tha:
|
2 | "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".
|
3 | Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:
|
4 | "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.
|
5 | Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".
|
6 | Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
|
7 | "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
|
8 | A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?
|
9 | A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?
|
10 | Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.
|
11 | Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,
|
12 | shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.
|
13 | Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.
|
14 | Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.
|
15 | Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.
|
16 | Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.
|
17 | E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.
|
18 | Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.
|
19 | Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.
|
20 | Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,
|
21 | ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.
|
22 | Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.
|
23 | Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.
|
24 | Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça?
|