| Chapter 20 |
1 | Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.
|
2 | Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;
|
3 | Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)
|
4 | Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.
|
5 | Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.
|
6 | Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.
|
7 | Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
|
8 | Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.
|
9 | Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.
|