Albanian Bible

Psalmet 24

Psalmet

Return to Index

Chapter 25

1

Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.

2

O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.

3

Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

4

O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.

5

Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

6

Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.

7

Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.

8

Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t`u mësojë rrugën mëkatarëve.

9

Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij.

10

Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.

11

Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

12

Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t`i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.

13

Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.

14

Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.

15

Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m`i nxjerrë këmbët nga rrjeta.

16

Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.

17

Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

18

Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

19

Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.

20

Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.

21

Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.

22

O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

Psalmet 26

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: