| Chapter 29 |
1 | I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.
|
2 | I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
|
3 | Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
|
4 | Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.
|
5 | Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;
|
6 | i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.
|
7 | Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.
|
8 | Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.
|
9 | Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".
|
10 | Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
|
11 | Zoti do t`i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.
|