| Chapter 48 |
1 | I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
|
2 | I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
|
3 | Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
|
4 | Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
|
5 | por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
|
6 | Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
|
7 | në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
|
8 | Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
|
9 | Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
|
10 | Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
|
11 | Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
|
12 | I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
|
13 | këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t`ia tregoni brezave që do të vijnë.
|
14 | Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
|