| Chapter 51 |
1 | Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
|
2 | Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
|
3 | Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
|
4 | Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
|
5 | Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
|
6 | Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
|
7 | Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
|
8 | Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
|
9 | Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
|
10 | O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
|
11 | Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.
|
12 | Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
|
13 | Atëherë do t`u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
|
14 | Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
|
15 | O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
|
16 | Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.
|
17 | Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
|
18 | Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
|
19 | Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.
|