| Chapter 52 |
1 | Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
|
2 | Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
|
3 | Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
|
4 | Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
|
5 | Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
|
6 | Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
|
7 | "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
|
8 | Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
|
9 | Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
|