| Chapter 73 |
1 | Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
|
2 | Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
|
3 | Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
|
4 | Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
|
5 | Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
|
6 | Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
|
7 | Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
|
8 | Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
|
9 | E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
|
10 | Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
|
11 | dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
|
12 | Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
|
13 | Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
|
14 | Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
|
15 | Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
|
16 | Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m`u duk shumë e vështirë.
|
17 | Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
|
18 | Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
|
19 | Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
|
20 | Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
|
21 | Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
|
22 | unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
|
23 | Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
|
24 | Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
|
25 | Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
|
26 | Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
|
27 | Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
|
28 | Por sa për mua, e mira është t`i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
|