Albanian Bible

Psalmet 75

Psalmet

Return to Index

Chapter 76

1

Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.

2

Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.

3

Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)

4

Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.

5

Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.

6

Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.

7

Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?

8

Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,

9

kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)

10

Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.

11

Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t`i çojnë dhurata të Tmerrshmit.

12

Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

Psalmet 77

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: