| Chapter 81 |
1 | I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.
|
2 | Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.
|
3 | I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.
|
4 | Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.
|
5 | Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;
|
6 | "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.
|
7 | Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t`u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)
|
8 | Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!
|
9 | Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.
|
10 | Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.
|
11 | Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.
|
12 | Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.
|
13 | Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!
|
14 | Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.
|
15 | Ata që urrejnë Zotin do t`i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.
|
16 | Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".
|