| Chapter 95 |
1 | Ejani, t`i këndojmë me gëzim Zotit; t`i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
|
2 | Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
|
3 | Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
|
4 | Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.
|
5 | I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
|
6 | Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
|
7 | Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
|
8 | "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
|
9 | ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
|
10 | Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
|
11 | Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".
|