| Chapter 96 |
1 | Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
|
2 | Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.
|
3 | Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.
|
4 | Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.
|
5 | Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.
|
6 | Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.
|
7 | Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
|
8 | Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.
|
9 | Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.
|
10 | U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t`i gjykojë popujt me drejtësi".
|
11 | Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.
|
12 | Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
|
13 | sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.
|