| Chapter 105 |
1 | Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.
|
2 | Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.
|
3 | Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.
|
4 | Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.
|
5 | Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,
|
6 | ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.
|
7 | Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.
|
8 | Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,
|
9 | besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,
|
10 | që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
|
11 | duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",
|
12 | kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,
|
13 | dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.
|
14 | Ai nuk lejoi që t`i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,
|
15 | dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
|
16 | Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.
|
17 | Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.
|
18 | I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.
|
19 | Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.
|
20 | Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,
|
21 | dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,
|
22 | për t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t`u mësuar pleqve të tij diturinë.
|
23 | Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.
|
24 | Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.
|
25 | Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.
|
26 | Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.
|
27 | Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.
|
28 | Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.
|
29 | I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.
|
30 | Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.
|
31 | Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.
|
32 | U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;
|
33 | goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.
|
34 | Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,
|
35 | që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.
|
36 | Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;
|
37 | dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.
|
38 | Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.
|
39 | Ai shpalosi një re për t`i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t`i ndriçuar natën.
|
40 | Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.
|
41 | Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.
|
42 | Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;
|
43 | pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,
|
44 | dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,
|
45 | me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t`u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.
|