| Chapter 106 |
1 | Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
2 | Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?
|
3 | Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.
|
4 | Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,
|
5 | me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.
|
6 | Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.
|
7 | Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.
|
8 | Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
|
9 | I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.
|
10 | I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.
|
11 | Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.
|
12 | Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.
|
13 | Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.
|
14 | U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
|
15 | Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.
|
16 | Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,
|
17 | toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
|
18 | Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
|
19 | Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,
|
20 | dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.
|
21 | Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
|
22 | mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
|
23 | Prandaj ai foli t`i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t`i shkatërronte.
|
24 | Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
|
25 | por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.
|
26 | Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t`i rrëzonte në shkretëtirë,
|
27 | dhe se do t`i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t`i shpërndante në të gjitha vendet.
|
28 | Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.
|
29 | E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
|
30 | Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.
|
31 | Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
|
32 | Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
|
33 | sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
|
34 | Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;
|
35 | por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;
|
36 | u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;
|
37 | ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,
|
38 | dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.
|
39 | Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.
|
40 | Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.
|
41 | I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.
|
42 | Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.
|
43 | Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.
|
44 | Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,
|
45 | dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.
|
46 | Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.
|
47 | Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.
|
48 | I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.
|