| Chapter 109 |
1 | O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,
|
2 | sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;
|
3 | më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.
|
4 | Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.
|
5 | Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.
|
6 | Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.
|
7 | Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.
|
8 | Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.
|
9 | Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.
|
10 | U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.
|
11 | Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.
|
12 | Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
|
13 | U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.
|
14 | U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.
|
15 | U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
|
16 | Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.
|
17 | Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
|
18 | Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
|
19 | Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
|
20 | Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
|
21 | Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
|
22 | sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.
|
23 | Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.
|
24 | Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
|
25 | Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.
|
26 | Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,
|
27 | dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.
|
28 | Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.
|
29 | U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,
|
30 | Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,
|
31 | sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.
|