| Chapter 118 |
1 | Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
2 | Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
|
3 | Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
|
4 | Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
|
5 | Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m`u përgjigj dhe më çoi larg.
|
6 | Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
|
7 | Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t`i shikoj triumfues armiqtë e mi.
|
8 | Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t`i kesh besim njeriut.
|
9 | Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t`u kesh besim princave.
|
10 | Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i zhduk ato.
|
11 | Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.
|
12 | Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.
|
13 | Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
|
14 | Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
|
15 | Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
|
16 | E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
|
17 | Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
|
18 | Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
|
19 | Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
|
20 | Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
|
21 | Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
|
22 | Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
|
23 | Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
|
24 | Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
|
25 | O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
|
26 | I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
|
27 | Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
|
28 | Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
|
29 | Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|