| Chapter 124 |
1 | Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
|
2 | "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
|
3 | ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
|
4 | atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
|
5 | atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
|
6 | Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
|
7 | Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
|
8 | Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
|