| Chapter 6 |
1 | Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,
|
2 | je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.
|
3 | Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.
|
4 | Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;
|
5 | çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.
|
6 | Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
|
7 | Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;
|
8 | e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.
|
9 | Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?
|
10 | Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,
|
11 | kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
|
12 | Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;
|
13 | luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;
|
14 | ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.
|
15 | Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.
|
16 | Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:
|
17 | sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,
|
18 | zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,
|
19 | dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
|
20 | Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.
|
21 | Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.
|
22 | Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
|
23 | Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,
|
24 | për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.
|
25 | Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.
|
26 | Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
|
27 | A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?
|
28 | A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?
|
29 | Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
|
30 | Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;
|
31 | por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.
|
32 | Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.
|
33 | Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrë.
|
34 | sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.
|
35 | Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t`i bëjnë shumë dhurata.
|