| Chapter 12 |
1 | Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.
|
2 | Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.
|
3 | Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.
|
4 | Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.
|
5 | Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.
|
6 | Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t`i çlirojë.
|
7 | Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.
|
8 | Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.
|
9 | Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.
|
10 | I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.
|
11 | Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.
|
12 | I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.
|
13 | Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t`i shpëtojë fatkeqësisë.
|
14 | Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.
|
15 | Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.
|
16 | Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
|
17 | Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.
|
18 | Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.
|
19 | Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.
|
20 | Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.
|
21 | Asnjë e keqe nuk do t`i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.
|
22 | Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.
|
23 | Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.
|
24 | Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t`i nënshtrohet punës së detyrueshme.
|
25 | Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.
|
26 | I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.
|
27 | Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
|
28 | Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.
|