| Chapter 15 |
1 | Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.
|
2 | Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.
|
3 | Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.
|
4 | Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.
|
5 | Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.
|
6 | Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.
|
7 | Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.
|
8 | Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.
|
9 | Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.
|
10 | Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.
|
11 | Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!
|
12 | Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.
|
13 | Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.
|
14 | Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.
|
15 | Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.
|
16 | Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.
|
17 | Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.
|
18 | Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.
|
19 | Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.
|
20 | Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.
|
21 | Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.
|
22 | Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.
|
23 | Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!
|
24 | Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.
|
25 | Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t`i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.
|
26 | Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.
|
27 | Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.
|
28 | Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.
|
29 | Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.
|
30 | Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.
|
31 | Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.
|
32 | Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.
|
33 | Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.
|