| Chapter 23 |
1 | Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
|
2 | dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
|
3 | Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
|
4 | Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
|
5 | A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
|
6 | Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
|
7 | sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
|
8 | Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
|
9 | Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
|
10 | Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
|
11 | sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
|
12 | Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
|
13 | Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
|
14 | do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
|
15 | Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
|
16 | zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
|
17 | Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
|
18 | sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
|
19 | Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
|
20 | Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
|
21 | sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
|
22 | Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
|
23 | Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
|
24 | Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.
|
25 | Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.
|
26 | Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
|
27 | Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
|
28 | Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.
|
29 | Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
|
30 | Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
|
31 | Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
|
32 | Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
|
33 | Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
|
34 | Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
|
35 | Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".
|