| Chapter 25 |
1 | Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
|
2 | Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
|
3 | Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
|
4 | Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
|
5 | Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.
|
6 | Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
|
7 | sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
|
8 | Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
|
9 | Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,
|
10 | me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
|
11 | Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
|
12 | Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.
|
13 | Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.
|
14 | Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.
|
15 | Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.
|
16 | Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.
|
17 | Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.
|
18 | Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.
|
19 | Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.
|
20 | Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.
|
21 | Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
|
22 | sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
|
23 | Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.
|
24 | Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
|
25 | Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
|
26 | I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
|
27 | Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.
|
28 | Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.
|