| Chapter 26 |
1 | Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.
|
2 | Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.
|
3 | Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.
|
4 | Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.
|
5 | Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.
|
6 | Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.
|
7 | Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.
|
8 | Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.
|
9 | Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.
|
10 | Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.
|
11 | Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.
|
12 | A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.
|
13 | Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".
|
14 | Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.
|
15 | Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.
|
16 | Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.
|
17 | Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.
|
18 | Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,
|
19 | kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".
|
20 | Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.
|
21 | Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.
|
22 | Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.
|
23 | Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.
|
24 | Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.
|
25 | Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.
|
26 | Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.
|
27 | Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.
|
28 | Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.
|