| Chapter 6 |
1 | Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:
|
2 | dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.
|
3 | Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;
|
4 | sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.
|
5 | Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.
|
6 | Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?
|
7 | Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.
|
8 | Ç`përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç`përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?
|
9 | Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
|
10 | Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç`është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.
|
11 | Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?
|
12 | Kush e di në fakt ç`është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t`i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?
|