| Chapter 3 |
1 | Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,
|
2 | dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``
|
3 | Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.
|
4 | Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.
|
5 | Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,
|
6 | dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.
|
7 | Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?
|
8 | Jepni pra fryte të denja të pendesës!
|
9 | Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.
|
10 | Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.
|
11 | Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.
|
12 | Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm``.
|
13 | Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.
|
14 | Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``.
|
15 | Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ``Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi``. Atëherë ai e lejoi.
|
16 | Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;
|
17 | dhe ja një zë nga qielli që tha: ``Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur``.
|