| Chapter 8 |
1 | Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s`kishin ç`të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:
|
2 | ``Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç`të hajë.
|
3 | Dhe po t`i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg``.
|
4 | Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ``Si do të mund t`i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?``.
|
5 | Dhe ai i pyeti: ``Sa bukë keni?``. Ata i thanë: ``Shtatë``.
|
6 | Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
|
7 | Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t`i shpërndahen turmës.
|
8 | Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.
|
9 | Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.
|
10 | Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.
|
11 | Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
|
12 | Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: ``Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t`i jepet asnjë shenjë``.
|
13 | Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.
|
14 | Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s`kishin asgjë përveç një buke.
|
15 | Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ``Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!``.
|
16 | Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ``Nuk kemi bukë``.
|
17 | Jezusi e vuri re dhe u tha: ``Përse dis-kutoni që s`keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
|
18 | Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?
|
19 | Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?``. Ata thanë: ``Dymbëdhjetë``.
|
20 | ``Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?``. Dhe ata thanë: ``Shtatë``.
|
21 | Dhe ai u tha atyre: ``Po si, ende nuk po kuptoni?``.
|
22 | Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
|
23 | Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
|
24 | Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ``Po shoh njerëz si pemë që ecin``.
|
25 | Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
|
26 | Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ``Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat``.
|
27 | Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ``Kush thonë njerëzit se jam unë?``.
|
28 | Ata u përgjigjën: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët``.
|
29 | Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam?``. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ``Ti je Krishti``.
|
30 | Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
|
31 | Pastaj nisi t`u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.
|
32 | Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
|
33 | Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ``Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!``.
|
34 | Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ``Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,
|
35 | sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.
|
36 | Ç`dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?
|
37 | Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?
|
38 | Sepse kujtdo që do t`i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë``.
|