Albanian Bible

Luka 16

Luka

Return to Index

Chapter 17

1

Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!

2

Për të do të ishte më mirë t`i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.

3

Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.

4

Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale``.

5

Atëherë apostujt i thanë Zotit: ``Na e shto besimin``.

6

Dhe Zoti tha: ``Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t`i thonit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t`ju bindej.

7

Tani cili nga ju, po të ketë një shërbëtor që i lëron tokën ose i kullot kopenë, do t`i thotë kur ai kthehet nga fusha në shtëpi: "Eja menjëherë në tryezë"?

8

A nuk do t`i thotë përkundrazi: "Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti"?

9

Do ta falënderojë ndoshta atë shërbëtor sepse i zbatoi ato që i ishin urdhëruar? Mendoj se jo.

10

Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: "Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim"``.

11

Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.

12

Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,

13

dhe duke ngritur zërin, thanë: ``Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne``.

14

Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ``Shkoni e paraqituni te priftërinjtë``. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.

15

Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.

16

Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.

17

Jezusi atëherë filloi të thotë: ``A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?

18

A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?``.

19

Dhe i tha atij: ``Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi``.

20

Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ``Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;

21

dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush``.

22

Pastaj u tha dishepujve të vet: ``Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.

23

Dhe do t`ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.

24

Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.

25

Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.

26

Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.

27

Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.

28

Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;

29

por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.

30

Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.

31

Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.

32

Kujtoni gruan e Lotit.

33

Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.

34

Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.

35

Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.

36

Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet``.

37

Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ``Ku, o Zot?`` Dhe ai u tha atyre: ``Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat``.

Luka 18

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: