| Chapter 20 |
1 | Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,
|
2 | dhe i thanë: ``Na trego me ç`autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?``.
|
3 | Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Edhe unë do t`ju pyes një gjë dhe ju m`u përgjigjni:
|
4 | Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?``.
|
5 | Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ``Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".
|
6 | Kurse po t`i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet``.
|
7 | Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
|
8 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``As unë nuk po ju them me ç`pushtet i bëj këto gjëra``.
|
9 | Pastaj filloi t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ``Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
|
10 | Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t`i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.
|
11 | Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.
|
12 | Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.
|
13 | Atëherë i zoti i vreshtit tha: "Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".
|
14 | Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: "Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".
|
15 | Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç`do t`u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?
|
16 | Ai do të vijë, do t`i vrasë ata vreshtarë dhe do t`ua japë vreshtin të tjerëve``. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: ``Kështu mos qoftë``.
|
17 | Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ``Ç`është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?
|
18 | Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet``.
|
19 | Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.
|
20 | Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t`ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.
|
21 | Këta e pyetën duke thënë: ``Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
|
22 | A është e lejueshme për ne t`i paguajmë taksë Cezarit apo jo?``.
|
23 | Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ``Përse më provokoni?
|
24 | Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?``. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ``E Cezarit``.
|
25 | Atëherë ai u tha atyre: ``I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë``.
|
26 | Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
|
27 | Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
|
28 | duke thënë: ``Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t`i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
|
29 | Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
|
30 | I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
|
31 | E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.
|
32 | Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.
|
33 | Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua``.
|
34 | Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ``Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;
|
35 | por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;
|
36 | ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
|
37 | Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
|
38 | Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të``.
|
39 | Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ``Mësues, mirë fole``.
|
40 | Dhe nuk guxuan më t`i bëjnë asnjë pyetje.
|
41 | Dhe ai i tha atyre: ``Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
|
42 | Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
|
43 | derisa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".
|
44 | Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?``.
|
45 | Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
|
46 | ``Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t`i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
|
47 | ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t`u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë``.
|