| Chapter 22 |
1 | Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.
|
2 | Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.
|
3 | Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.
|
4 | Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
|
5 | Ata u gëzuan dhe i premtuan t`i japin para.
|
6 | Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t`ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
|
7 | Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.
|
8 | Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ``Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë``.
|
9 | Dhe ata e thanë: ``Ku dëshiron ta përgatisim?``.
|
10 | Atëherë ai tha atyre: ``Ja, kur të hyni në qytet, do t`ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.
|
11 | I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".
|
12 | Atëherë ai do t`ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet``.
|
13 | Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.
|
14 | Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.
|
15 | Atëherë ai u tha atyre: ``Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,
|
16 | sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë``.
|
17 | Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: ``Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,
|
18 | sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë``.
|
19 | Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ``Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim``.
|
20 | Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ``Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.
|
21 | Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.
|
22 | Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!``.
|
23 | Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.
|
24 | Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.
|
25 | Por Jezusi u tha atyre: ``Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.
|
26 | Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.
|
27 | Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s`është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.
|
28 | Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.
|
29 | Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,
|
30 | që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
|
31 | Edhe Zoti tha: ``Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t`ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.
|
32 | Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu``.
|
33 | Por ai tha: ``Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje``.
|
34 | Por Jezusi tha: ``Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh``.
|
35 | Pastaj u tha atyre: ``Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?``. Dhe ata thanë: ``Asgjë``.
|
36 | U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.
|
37 | Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre``.
|
38 | Atëherë ata thanë: ``Zot, ja këtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.
|
39 | Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.
|
40 | Kur arriti në vend, u tha atyre: ``Lutuni që të mos hyni në tundim``.
|
41 | Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,
|
42 | duke thënë: ``O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti``.
|
43 | Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t`i dhënë forcë.
|
44 | Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.
|
45 | Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,
|
46 | dhe u tha atyre: ``Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim``.
|
47 | Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.
|
48 | Dhe Jezusi i tha: ``Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?``.
|
49 | Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ``Zot, a t`u biem me shpatë?``.
|
50 | Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.
|
51 | Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Lëreni, mjaft kështu``. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.
|
52 | Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: ``Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?
|
53 | Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës``.
|
54 | Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.
|
55 | Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.
|
56 | Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: ``Edhe ky ishte me të``.
|
57 | Por ai e mohoi duke thënë: ``O grua, nuk e njoh``.
|
58 | Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: ``Edhe ti je nga ata``. Por Pjetri tha: ``O njeri, nuk jam``.
|
59 | Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ``Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas``.
|
60 | Por Pjetri tha: ``O njeri, s`di ç`po thua``. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.
|
61 | Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ``Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë``.
|
62 | Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.
|
63 | Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.
|
64 | Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".
|
65 | Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.
|
66 | Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:
|
67 | ``Në se ti je Krishti, na e thuaj``. Por ai u tha atyre: ``Edhe sikur t`jua thoja, nuk do ta besonit.
|
68 | Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.
|
69 | Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë``.
|
70 | Atëherë të gjithë thanë: ``Je ti, pra, Biri i Perëndisë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Ju thoni se unë jam``.
|
71 | Atëherë ata thanë: ``Ç`nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij``.
|