| Chapter 2 |
1 | Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.
|
2 | Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.
|
3 | Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ``Nuk kanë më verë!``.
|
4 | Jezusi i tha: ``Ç`ke me mua, o grua? Ora ime s`ka ardhur akoma!``.
|
5 | Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ``Bëni gjithçka që ai t`ju thotë!``.
|
6 | Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
|
7 | Jezusi u tha: ``Mbushni enët me ujë!``. Dhe ata i mbushën deri në grykë.
|
8 | Pastaj u tha: ``Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës``. Dhe ata ia çuan.
|
9 | Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
|
10 | dhe i tha: ``Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!``.
|
11 | Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.
|
12 | Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
|
13 | Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
|
14 | Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;
|
15 | dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
|
16 | dhe shitësve të pëllumbave u tha: ``Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!``.
|
17 | Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ``Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!``.
|
18 | Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ``Ç`shenjë na tregon se i bën këto gjëra?``.
|
19 | Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!``.
|
20 | Atëherë Judenjtë thanë: ``U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?``.
|
21 | Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.
|
22 | Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.
|
23 | Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
|
24 | por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,
|
25 | dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç`kishte përbrenda njeriut.
|