| Chapter 8 |
1 | Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
|
2 | Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
|
3 | Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,
|
4 | i thanë Jezusit: ``Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.
|
5 | Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?``.
|
6 | Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
|
7 | Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!``.
|
8 | Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
|
9 | Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.
|
10 | Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ``O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?``.
|
11 | Dhe ajo u përgjigj: ``Askush, Zot``. Atëherë Jezusi i tha: ``As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më``.
|
12 | Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ``Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës``.
|
13 | Atëherë farisenjtë i thanë: ``Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë``.
|
14 | Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
|
15 | Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.
|
16 | Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.
|
17 | Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.
|
18 | Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua``.
|
19 | Atëherë i thanë: ``Ku është Ati yt?``. Jezusi u përgjigj: ``Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim``.
|
20 | Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
|
21 | Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ``Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini``.
|
22 | Prandaj Judenjtë thoshnin: ``Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?``.
|
23 | Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
|
24 | Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja``.
|
25 | Atëherë ata i thanë: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikërisht atë që ju thashë.
|
26 | Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës``.
|
27 | Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
|
28 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
|
29 | Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë``.
|
30 | Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
|
31 | Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
|
32 | do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.
|
33 | Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?``.
|
34 | Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
|
35 | Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.
|
36 | Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë``.
|
37 | ``Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.
|
38 | Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``.
|
39 | Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati ynë është Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
|
40 | por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
|
41 | Ju bëni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë``.
|
42 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
|
43 | Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.
|
44 | Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.
|
45 | Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.
|
46 | Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
|
47 | Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë``.
|
48 | Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ``A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?``.
|
49 | Jezusi u përgjigj: ``Unë s`kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
|
50 | Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.
|
51 | Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë``.
|
52 | Pra Judenjtë i thanë: ``Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
|
53 | Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?``.
|
54 | Jezusi u përgjigj: ``Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
|
55 | Por ju ende s`e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
|
56 | Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``.
|
57 | Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``.
|
58 | Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``.
|
59 | Atëherë ata morën gurë, që t`i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
|